Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë më i shkurtër se pesë orë mund të rrisë rrezikun për një mori problemesh kronike shëndetësore.
Studimi i PLoS Medicine zbuloi se personat në moshat rreth 50 vjeç, që flinin pesë orë ose më pak, kanë një rrezik 30% më të madh për sëmundje të ndryshme, sesa ata që flinin shtatë orë.
Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore gjumit” të nevojshëm, por në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë gjumë.
Sipas një studimi të një ekipi nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit sasia ideale e gjumit mund të jetë shtatë orë gjumë.
Edhe në një studim të botuar në revistën “Nature Aging” ,studiuesit thanë se shtatë orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor.
Studieuesit thonw ndwr tw tjera se personat që flwnw gjithmonë në të njëjtën orë kanw shanse më të mira për një gjumë të qetë. Po ashtu dysheku e jastëkët duhet të jenë të rehatshëm për ta mbështetur sic duhet kokën dhe trupin.
Një mjedis i qetë, errësira dhe temperatura rreth 15 deri në 18 gradë Celsius janë kushtet optimale për një gjumë të thellë.
Top Channel