Fotot e mëposhtme tregojnë pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e 39-vjeçarit Briken Sanaj, mbrëmjen e sotme në zonën e Kodrave të Diellit në Tiranë.

Bëhet me dije se Sanaj është dërguar i pajetë  në spital me plagë plumbi në trup.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 39 vjeçari nga Lezha dyshohet se është qëlluar nga një mjet ‘Benz’  në lëvizje.

Karakteristikat e këtij mjeti i janë dhënë patrullave që kanë ngritur postbllok. Sanaj ka tentuar t’i shmanget plumbave por nuk ka mundur.

Persona ne vendngjarje i kane ardhur ne ndihme duke e nisur për në spital ku mbërriti i vdekur

FOTO GALERI
3/10

Top Channel