Zbulohet formula e re në Dancing With The Stars, konkurrentët të ndarë në dy grupe
29/10/2022 01:09
Formula surprizë e përmendur që në fillim të spektaklit të kësaj mbrëmjeje është zbuluar vetëm në fund.
Konkurrentët të ndarë në dy grupe do të jenë në garë me njëri-tjetrin, ku vetëm njëri prej tyre do të fitojë imunitet pë t’u mos eleminuar nga spektakli.
Javën e ardhshme do të jetë nata latine, ku konkurrentët do të zgjedhin një këngë e cila do kërcehet në disiplina të ndryshme.
Arditi e Jora dhe Salsano e Lori, më të votuarit nga juria dhe publiku janë dy liderët e grupeve, ndërsa zgjodhën konkurrentët me të cilët donin të bashkëpunoni.
Kujtojmë se nga 12 performanca, Irini Qirjako dhe Eltioni ishin të eleminuarit e radhës nga gara, e cila po bëhet çdo javë edhe më e nxehtë.
Top Channel