Video/ Treni i pasagjerëve më i gjatë në botë ecën në binarët ‘e spërdredhur’ të Alpeve zvicerjane (fotot)

29/10/2022 21:12

Hekurudhat zvicerjane Rhaetian kanë arritur të vënë në jetë projektin për “trenin e pasagjerëve më të gjatë në botë” teksa karvani vagonëve elektrike rreth 2 km i gjatë nisi rrugëtimin.

Duke celebruar 175 vjet të hekurudhave në Zvicër, kompania nisi trenin me 100 vagonë në linjën spektakolare hekurudhore Albula, në Alpet Grisons, e klasifikuar si një vend trashëgimi e UNESCO.

Drejtori i hekurudhave Renato Fasciati, tha në deklaratën e rastit:
“Për të pasur një tren të sigurtë duhet që të gjithë 25 trenat tanë të bëjnë të njëjtën gjë: të marrin shpejtësi dhe të mund të frenojnë, me frena elektrike, kështu që është e rëndësishme që të gjitha pjesët e trenit të drejtohen nga drejtuesi lokomotivës së parë”.

Fasciati, shtonte më tej:
“Ky tren prodhon shumë energji gjatë zbritjes nga tuneli i Albula derisa mbërrin këtu në Bergün, prandaj deri në Ujësjellësin Landëasser kjo energji duhet të eliminohet. Energjia kalon në sistemin tonë elektrik dhe mund të përdoret në trena të tjerë dhe ndoshta edhe jashtë në sistemin elektrik”.

“Ose nuk e di, ndoshta dikush mund të gatuajë diçka me energjinë e gjeneruar nga treni ynë i mrekullueshëm!”, vijonte më tej me shaka drejtori, pa marrë parasysh faktin se bota është aktualisht në krizë energjitike.

FOTO GALERI
2/3
Karvani vagonëve elektrike rreth 2 km i gjatë nisi rrugëtimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA