Plot sensualitet e emocione, Megi dhe Jurgen solën mbrëmjen e sotme në DWTS një vals vienez.

Dyshja morën plot duartrokitje nga publiku e brohoritje. Juria gjithashtu nuk u tregua shumë e ashpër me çiftin, por nuk munguan as kritikat nga ana profesionale.

Këtë mbrëmje dyshja morën 26 pikë, pra një pikë më pak nga java e kaluar.

Për të gjithë që duan ta mbajnë në garë Megi Pojanin duhet të dërgojnë mesazh me kodin VIP 10 në numrat që jepen në ekranin e Top Channel.

Këtë javë, spektakli i “DËTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA