Inter, Asllani, gati të largohet nga Torino dhe të fluturojë në Turqi Genti dhe Emanuela performuan një pasodoble ritmike këtë mbrëmje në Dancing With The Stars.
Të maskuar për Halloween ata morën shumë duartrokitje nga publiku.
Këtë herë erdhën me një pasodoble e me pritshmëri të mëdha, por Genti dhe Emanuela nuk shpëtuan pa kritika nga juria as kësaj here.
Performanca e tyre pati momente mjaft të mira paçka se edhe mangësitë ishin të shumta.
Juria e vlerësoi çiftin me vetëm 20 pikë, ndryshe nga java e kaluar ku Genti dhe Emanuela grumbulluan 24 pikë.
Kodi i Gentit dhe Emanuelës është VIP6.
Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.
Top Channel