Genti dhe Emanuela performuan një pasodoble ritmike këtë mbrëmje në Dancing With The Stars.

Të maskuar për Halloween ata morën shumë duartrokitje nga publiku.

Këtë herë erdhën me një pasodoble e me pritshmëri të mëdha, por Genti dhe Emanuela nuk shpëtuan pa kritika nga juria as kësaj here.

Performanca e tyre pati momente mjaft të mira paçka se edhe mangësitë ishin të shumta.

Juria e vlerësoi çiftin me vetëm 20 pikë, ndryshe nga java e kaluar ku Genti dhe Emanuela grumbulluan 24 pikë.

Kodi i Gentit dhe Emanuelës është VIP6.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel