Një aksident me pasojë vdekjen e një 59-vjeçari ka ndodhur këtë paradite në Lushnjë.

Qemal Shala po drejtonte motoçikletën kur ka goditur një mjet bujqësor që lëvizte para tij, në një njëjtën korsi në Bishqethëm.

Goditja ka qenë fatale për shoferin, ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë manovrim i gabuar i tij apo shkaqe të tjera që shkaktuan përplasjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, motomjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Kaskadë, Lushnjë, është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA