Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka zbuluar disa detaje nga dialogu i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA i zhvilluar në Departamentin e Shtetit.
Ajo theksoi se gjatë këtij takimi u rikonfirmua marrëdhënia pozitive dypalëshe.
Ministrja Xhaçka në Twitter: Ditë shumë intensive gjatë dialogut strategjik SHBA- Shqipëri që rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet tona dypalëshe.
Një sërë diskutimesh mbi: Mbështetje për Ukrainën; Mbrojtja e demokracisë; Thellim i partneritetit tonë për çështjet e sigurisë; Bashkëpunim për sigurinë kibernetike; Forcimi i lidhjeve transatlantike; Përparim në rrugën e Integrimit Evropian për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor; Ndryshimet klimatike.
Në këtë takim morën pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.
Intensive day during the 🇺🇲-🇦🇱strategic dialogue that reaffirms&deepen our bilateral relationship.
Discussions on:
✅support for🇺🇦
✅deep. our security partnership
✅collaborate on cyber security
✅strength. transatlantics ties
✅advancing 🇪🇺path of #WB
✅climate change
🇦🇱🤝🇺🇸 pic.twitter.com/9Z9rmGpQTm— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) October 25, 2022
Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kurse ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij dialogu.
Në përbërje të delegacionit shqiptar për herë të parë ka përfaqësues në nivel të lartë nga MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, Tregtisë etj.
Departamenti Amerikan i Shtetit përfaqësohet nga ndihmësekretarja e shtetit Donfried, zv ndihmës sekretar i shtetit Escobar, zvsekretari i Mbrojtjes etj.
Dialogu synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit ne fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj.
Dialogu i partneritetit strategjik vjen në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.
Top Channel