Aurora në Arktik/ Fenomeni i rrallë “hap” sezonin në Finlandë. Shfaqet edhe aurora e kuqe

24/10/2022 10:03

Në mbrëmjen e 22 tetorit në qiellin e hapur të Finlandës janë shfaqur aurorat e dritave të veriut pranë Rrethit Arktik.

Në shfaqjen e kësaj radhe, në një pikë mund të shiheshin edhe aurorat e kuqe. Sipas banorëve të shohësh aurorat e kuqe me sy të pastër është një fat i rrallë, pasi zakonisht ato shfaqen në ngjyra të tjera.

Dritat e ndritshme të vallëzimit të aurorës të shpjeguara shkencërisht janë një përplasje midis grimcave të ngarkuara elektrike nga dielli që hyjnë në atmosferën e tokës. Ato tërhiqen nga poli magnetik i Veriut dhe i Jugut dhe hyjnë në atmosferë në një zonë unaze rreth poleve.

Këto aurora janë një burim i madh turizmi drejt vendeve Skandinave, pasi për shumë njerëz shfaqja e këtyre dritave është një eksperiencë e paharrueshme. Dritat mund të shihen nga tetori deri në mars, ndërsa qielli duhet të jetë shumë i qartë.

Shpesh këto drita kanë qenë burim legjendash dhe mitesh të ndryshme, të cilat varionin ndër popuj të ndryshëm. Shumë prej tyre besonin se ato ishin fatsjellëse, ndërsa të tjerë i frikësoheshin se ato ishin paralajmërimi i diçkaje ogurzezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA