Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ironizoi ligjin për ndryshimet për “Të drejtën e informimit për dokumentet e ish Sigurimit të shtetit”, i cili u miratua me 94 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim mbrëmë në Kuvend.
“U mbars mali polli një mi”, tha Meta për ligjin që u votua pas marrëveshjes së arritur mes deputetëve demokratë të grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe socialistëve, dakordësi që u arrit pas pranimit nga maxhoranca të amendamentit të tyre për hapjen e plotë të dosjeve.
Ndryshimet parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumenteve nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991.
Meta: Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij. Deri 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e Kushtetutës i kam fituar të gjitha betejat brenda dhe jashtë, janë investuar qindra miliona euro për të blerë institucione kundër Ilir Metës. Edhe në GJK është bërë presion, u falsifikua edhe firma e kreut të kuvendit në GJK dhe u kapën në flagrancë përfaqësuesit e kuvendit. Ilir Meta në 24 korrik e la detyrën i përshëndeti të gjithë, edhe fluturoi. Ligji që kanë bërë këtë mbrëmë u mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars mbrëmë në mes të natës dhe polli një mi. Se unë nuk e di se kam qenë në një festë familjare, meqë s’i dalin ato breshkat, miu ta ndihmojë t’i përmirësojë frymëmarrjen për betejat e tij. Jam i sigurt që rezultati i PR do të jetë spektakolar në kryeqytet dhe qytetet e tjera dhe kontributi i PR do jetë i jashtëzakonshëm në zgjedhjet që po vijnë kundër kandidatëve rilindas dhe kanë treguar se si e kanë dërguar drejt falimentimit.
Ai e quan një lojë të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës historinë e I.M., duke shtuar se Basha nuk është më rrezik pasi është peng i historive të tjera.
Meta: Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga 1 mld dollarë të reja, që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen, këtu janë lekët edhe për pedagogët, për studentët për të rritur rrogat, pensionet, por ai fryn rrugët, PPP, kontratat që me pak njerëz t’i marrë ato lek në xhepat e tij. Rama e di shumë mirë që ai është shpikësi i e-mailit anonim, e di shumë mirë që ka bërë një autogol që do t’i kushtojë shumë, por ka edhe shumë gjëra të tjera të kushtueshme. PR ky emër e tmerron ia prish gjumin e bën të palumtur se e di që fundi i tij është ai që ka menduar t’ua bëjë të tjerëve, që ai i ka shfrytëzur me pabesi, përfshirë edhe PS që e ka katandisur në gjendje të mjeruar. Loja me historinë e I.M është lojë Rama-Basha. Ndodhi kur u zëvëndësuan dy anëtarë të Autoritetit Dosjeve. Lulzim Basha nuk ka mundësi të prishë punë, ai është peng i historive të tjera. Opozitarë më të suksesshëm në biznese nuk ka parë historia botërore.
Top Channel