Më ritmike se çdo herë, Irini Qirjako performoi sonte në skenën e Dancing With the Stars me një “Salsa” jo të lehtë.

Edhe pse zhvillimi i hapave ishte arrirë, madje Iirni realizoi edhe një padjeshkë, performance u prit me kritika nga juria, të cilët thanë se presin më shumë javën e ardhshme.

Irini, kam respekt për artisten e jashtëzakonshme që je. Zhvillimi i hapave, ishin shumë mirë, por pjesa tjetër është në të njejtën nivel në interpretim dhe në lëvizje tuajat. Unë si Kledi pres shumë nga nata tjetër se është i njëjti nivel”- ishte kritika e kryetarit të jurisë Kledi Kadiut.

Do doja shumë ta shihja në një zhaner tjetër se në tre kërcimit është në të njëjtin nivel. Jemi në të njëjtat ujëra. Irini ka pasur zhanera të treja që i përshtaten Irinit”- tha Valbona Selimllari.

Hapat bazë ishin mirë, por nuk lidheshin me pjesën sipër të trupit. Duhet të impenjohesh içik më shumë”- tha Peza.

Jam dakort me Kledin. Në insert kishte vetbesim shumë të lartë. Sot provove një padieshkë, a je gati të sfidosh veten me lëvizje të tjera”– ishte komenti i Dalinës.

Irini dhe Eltioni rrëmbyen nga juria 18 pikë.

Për të gjithë ata që duan ta mbajnë në garë këngëtaren e dashur të muzikës popullore, duhet të votojnë me kodin VIP 2.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki ishin të eliminuarit e parë të spektaklit, të premten e kaluar.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel