Emri/ U gjet i vrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë, kush është 34-vjeçari i arrestuar në vitin 2021

21/10/2022 09:22
Viktima Indrit Ndoj

34-vjeçari i gjetur i pajetë në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë-Krujës rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2021 për trafik emigrantësh.

Viktima Indrit Ndoj banues në fshatin Hasan të Krujës është rreth orës 8:20 të mëngjesit në rrugën dytësore të fshatit. 34-vjeçari është dëmtuar në këmbë me armë zjarri dhe dyshohet se ka humbur jetën nga gjakderdhja.

Trupi u gjet shumë pak larg banesës së prindërve të tij, të cilët panë shenjat e gjakut, por duke mos e ditur se ishin të djalit të tyre kanë njoftuar menjëherë policinë.

E dyshimtë është nëse ngjarja ka ndodhur në këtë vend apo jo, sepse banorët e pyetur kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna zjarri.

Janë marrë dëshmi edhe nga miq, por policia nuk ka ende dyshime se kush është i implikuar në këtë ngjarje.

 

Mendohet se njëri nga miqtë e tij ka qëlluar pas një konfliktit të çasit. Duke qenë se e shtëna ka qenë nga afër, sjell dyshimet se autori mund të jetë person i cili e njeh viktimën.

Në Fushë-Krujë ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për zbardhjen e saj.

Së bashku me një të ri tjetër Ndoj ka transportuar 19 shtetas sirianë, në databazën e policisë së Krujës është regjistruar si person përdorues i lëndëve narkotike.

Ende nuk ka informacion nëse ngjarja ka lidhje me arrestimin e tij, apo nëse viktima ka pasur konflikte.

“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë. Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, sipas policisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel