Nga pasarelat prestigjoze të New York-ut në festivalin e pranverës së vitit 1986, Elton Ilirjani nuk ndalet së surprizuari.

Nëse mund të pyetej dikush në lidhje me preferencat muzikore të tij, pa dyshim do të përmendej Prince, Freddy Mercury, Queen apo Madonna por jo, por Ilirjani cilëson si të tillë një nga ikonat e Shqipërisë si “legjendë”, këngëtarin Luan Zhegu.

Biznesmeni kujton festivalet dhe këngëtarët e talentuar, të cilët e përfshinin magjinë e të gjitha filtrave dhe trendeve të sotme në një performancë të vetme ‘live’.

“Endrra ime: të eci në një pasarelë në New York me një nga këngët e Luan Zhegut në sfond! Dashtë Zoti, do ta bëj”, shprehet Ilirjani në rrjetin social “Instagram”, duke postuar një nga këngët pjesëmarrëse te festivalit “Kur vjen pranvera”, të vitit 1986 me titull “Kudo je ti” nga Luan Zhegu.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel