Lear Kurti 32 vjeç ndërroi jetë mbrëmjen e të mërkurës pasi u shoqërua nga forcat e komisariatit nr.3 në Tiranë për verifikim.
Ai mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23.00 ka enë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 I ka kërkuar të ndalonte por 32 vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap.
Pas një arratie rreth 400 metrash I riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Polica qëndroi disa minuta në rrugë derisa mbërriti automjeti që e përcolli në komisariat. Të gjitha lëvizjet e uniformave blu janë të regjistruara në kamerat e sigurisë në zonë.
Në njoftimin paraprak Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se gjatë shoqërimit 32- vjeçari ka shfaqur problem shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Burime nga uniformat blu thanë se I riu ka pasur dridhje trupi dhe të vjella Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë. Pas konstatimit të vdekjes trupi I pajetë u përcoll në morg për të kryer autopsinë dhe analizat mjekoligjore që do të përcaktojnë zyrtarisht arsyen e vdekjes
Top Channel ka kontaktuar dhe me njerkun e 32-vjeçarit I cili fajëson policinë për humbjen e jetës së Learit dhe thotë se ai nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Rreth orës 12.00 trupi I pajetë i të riut doli.
Dëshmitë e punonjësve të policisë që shoqëruan 32- vjeçarin, dëshmitë e miqve të tij, kamerat e sigurisë në zonën ku u bë ndalimi janë provat që ka në dorë Agjencia e Mbikëqyrjes policore por prova më e fortë për hetimin është rezultati i autopsisë dhe analizat mjekoligjore.
Top Channel