Shakira ka publikuar këngën e saj të re “Monotonia”, një bashkëpunim me këngëtarin Ozuna dhe fansat thonë se artistja përmes notave ka rrëfyer arsyet e ndarjes së saj nga Gerard Pique.
Në këngë, Shakira përmend narcizmin dhe qëndrimin e ftohtë të një burri. Në videoklip, ajo shihet duke ecur po ndonjë arsye nëpër një supermarket kur ndeshet me një dashuri të kaluar, i cili e qëllon në gjoks, duke i nxjerrë zemrën dhe duke i krijuar një vrimë të madhe.
Kënga ku kolumbiania shfaqet e përlotur nis me tekstin në spanjisht: “Nuk ishte faji yt, as i imi”.
“Ishte faji i monotonisë. Unë kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi. E dija se kjo do të ndodhte”, këndon ajo më tej.
Shakira foli për herë të parë muajin e kaluar në revistën Elle për ndarjen e saj Piquen, duke thënë se kishte pasur ditë kur ajo duhej të “marrë copat e mia nga dyshemeja”.
Top Channel