“Nuk e bëjmë për qëllime politike”/ Alibeaj tregon arsyet përse do votojë pro ndryshimit të ligjit për dosjet e ish-Sigurimit dhe tregon nismat e radhës

20/10/2022 22:58

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj që është shprehur se do të votojë pro ndryshimit në ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, thotë se ka marrë këtë vendim në të mirë të qytetarëve.

Arsyeja e pozicionimit tonë në këtë çështje shumë të rëndësishme është për t’i bërë një shërbim të gjithë shqiptarëve, dhe jo për të bërë luftë politike këtu, tha Alibeaj në fjalën e tij në Kuvend.

Më tej, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ai u shpreh se ka dhe ca iniciative të tjera të të njëjtës logjikë.

“Kemi një projektligj tjetër për ndalimin e propagandës komuniste, një tjetër për lustracionin dhe një tjetër për vendet e kujtesës.

Ne, për të tilla ligje, votojmë pro. Ama ligje me porosi, ligje për individë të veçantë, nuk do të kesh asnjëherë. Ky është morali të cilit ne i qëndrojmë”, tha Alibeaj.

Në një seancë maratonë, që zgjati më shumë se 12 orë, Kuvendi pritet të miratojë këtë mbrëmje ndryshimet për ligjin e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA