“Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën”/ Rusia pretendon se ka sulmuar sërish infrastrukturën energjetike në Ukrainë

19/10/2022 14:06

Forcat e ruse të Vladimir Putinit kanë goditur caqe të tjera ushtarake dhe energjetike në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes dha më shumë detaje në konferencën e saj ditore, duke theksuar se “të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën”.

Kjo vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha dje se 30% e termocentraleve të Ukrainës janë dëmtuar që nga 10 tetori, kur filloi një raund i ri sulmesh.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tdeklaroi se sulmet me dron ishin “akte të terrorit të pastër” që përbëjnë krime lufte.

Top Channel