Dy persona janë vënë në pranga në Fier, pasi u kapën në ambientet e një lokali duke vënë baste sprtive nëpërmjet telefonave.

Të arrestuarit janë pronari i lokalit 42-vjeçari me iniciale D. B. dhe një 19-vjeçar me iniciale O. M., të dy banues në Fier.

Në kuadër të peracionit policer të koduar “Fati i lojërave”, të dy të arrestuarit janë konstatuar në lokalin që ndodhet në lagjen “Apollonia”, ku më pas iu janë kryer kontrollet e nevojshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gyjkatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Njoftimi policisë:

Fier / Në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, goditet një rast tjetër i vënies së basteve sportive nëpërmjet aparateve celulare.

U kapën në flagrancë në ambientet e një lokali, duke vënë baste sportive në aparatet e tyre celulare, vihen në pranga pronari i lokalit dhe një shtetas tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional kombëtar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast tjetër të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në lagjen “Apollonia”, Fier, pronari i lokalit, shtetasi D. B. dhe shtetasi O. M., u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit. Në përfundim të veprimeve, shtetasit D. B., 42 vjeç dhe O. M., 19 vjeç, të dy banues në Fier, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gyjkatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA