Pas përfundimit të “Big Brother Fan Club”, Dojna Mema ka qëndruar larg ekranit për t’iu përkushtuar shtatzënisë dhe më pas kujdesit për djalin e saj.

Këtë të mërkurë, Dojna bëri daljen televizive në “Goca dhe Gra”, për herë të parë pasi ka marrë statusin e mëmësisë. Ajo tregon se tashmë që Nolan Sol Sata është dy muajsh, është gati t’i rikthehet punës.

“Unë pa punën e kam shumë të vështirë, jam dhe Bricjap për më tepër. E mora me shumë përkushtim dhe rritjen e Noan Sol, dy muaj ishte mirë që isha 24 orë në 24 në shtëpi, mjaftoi, doli dhe teproi. Nuk kam një datë për rikthimin në ekran, por  do të kthehem”.

Teksa vajzat e pyetën me humor se kur ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër, Dojna thotë se për momentin nuk e mendon.

“Ma kanë thënë pasi linda, po tani kur do të bëni një fëmijë tjetër. Ta caktojnë dhe gjininë: një gocë tani. 40 ditët e para, thosha sa të bëjë një vjeç djali, do filloj të provoj prapë. Por jo (qesh). 40 ditët e para ishte bukur ta provoje, tani jo më”.

FOTO GALERI
8/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA