Klodian Duro nuk është më trajner i skuadrës së Lushnjes.
Ishte kryetarja e Bashkisë së Qytetit dhe njëkohësisht presidente e klubit myzeqar, Eriselda Sefa që nëpërmjet një komunikate të gjatë në rrjetet sociale konfirmoi largimin e Klodian Duros nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës në këtë sezon të kategorisë së parë.
Pas 6 javëve të para, Lushnja ka grumbulluar vetëm 5 pikë në Kategorinë dhe pozicionohet në vendet e fundit të klasifikimit me një golavarazh 6 gola të shënuar e 12 të pësuar. një situatë kjo që shtyu drejtuesit e klubit të marrin vendimin për shkarkimin e trajnerit 44 vjecar.
Vendin e Klodian Duros do ta marrë Edlir Tetova që nuk ndenji shumë kohë pa punë pas largimit të tij nga skuadra e Egnatias ku u zëvendësua nga Shpëtoim duro. Edlir Tetova do të nisë aventurën e tij me skuadrën e Lushnjes këtë të shtunë me sfidën që skuadra myzeqare do ta luajë ndaj Turbinës në shtëpi.
Top Channel