LONDON, ENGLAND - OCTOBER 08: Taylor Russell attends the "Bones & All" premiere during the 66th BFI London Film Festival at The Royal Festival Hall on October 08, 2022 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images for BFI)

Në premierën e fundjavës së kaluar të filmit të ri të regjisorit italian Luca Guadagnino “Bones and All” gjatë Festivalit të Filmit, aktorja Taylor Russell u shfaq në tapetin e kuq me një veshje nga Schiaparelli.

Veshja ishte e qepur me dorë në atelienë e markës në Paris dhe përbëhej nga një xhaketë e zezë e shkurtër me shpatulla të strukturuara, një kapelë të zezë dhe një fund me dy harqe prej kadifeje.

Në sy binte korseja e dyfishtë prej sateni, ngjyrë shampanje, me prerjen e saj në vijë të gjatë në formë V. Stilisti Daniel Roseberry tha për ‘Harper’s Bazaar’ se:

“Vetëm xhaketa mori mbi 150 orë dhe pesë pajisje për t’u bërë siç duhet”.

Ndërkaq, rikujtojmë se e zgjedhur si ngjyra më trendi për veshjet e vjeshtës, jeshilja është gjithashtu nuanca e modës për tonet e syve, penelin dhe manikyrin e thonjve si për ata që duan pamjet delikate, ashtu edhe për ato që preferojnë pamjet më të guximshme të bukurisë. E gjelbra e fortë është ngjyra e domosdoshme për të provuar këtë vjeshtë për pamjen tuaj të bukurisë, nga manikyri deri te make-up.

Një ngjyrë e gjallë dhe tërheqëse për t’u shfaqur thjesht mahnitëse në nuancat e ndezura të jeshiles që simbolizojnë shpresën, apo që ngjasojnë me gjelbërimin e pyjeve. Gjithashtu është një ngjyrë perfekte për manikyrin e vjeshtës, për t’u aplikuar tek thonjtë duke luajtur me kontrastet, midis efektit me shkëlqim dhe atij mat.

 

Top Channel