16 tetori çdo vit është një ditë e shënuar për Top Channel!

Sezoni i ri televiziv në Top Channel ka këtë datë si festën e nisjes. Kjo datë është bërë traditë, dhe për ne në Top Channel është më shumë se kaq. Ajo është ditëlindja e themeluesit të televizionit tonë, që tashme prej dy dekadash është shtëpia televizive më e dashur e gjithë shqiptarëve kudo në botë.

Në kohën kur kufijtë u rrëzuan dhe shqiptarët u shpërndanë nëpër botë, Top Media, ideuar dhe krijuar nga Dritan Hoxha, u bë forca më e madhe përbashkuese e të gjithë shqiptarëve. Dashuria me të cilën Tani e ndërtoi këtë televizion, u shpërblye me suksesin e punës në grup të të gjithë pjesëtarëve të një gjiganti medietik si Top Channel ndër vite.

Ne ende festojmë prodhimet e reja të suksesshme që nisin çdo vit, me dhjetëra show e lajme më të ndjekura. Pas kaq vitesh, Top Channel sërish mban energjinë e Tanit, energji të cilën ai e ka trashëguar te familja  tij, dhe familja e madhe e Top Media-s.

Televizioni që ai ndërtoi është sërish i suksesshëm dhe më i madh. Top Channel ia ka dalë që gjithë këto vite të kalojë edhe vetveten, falë punës shumë të madhe të çdo punonjësi të familjes së madhe. Top Channel që themeloi Dritan Hoxha mban padiskutim vendin e parë, numrin një.

Ky televizion krijoi një traditë që revolucionalizoi të gjithë botën e televizionit në hapësirën shqiptare. Energjia qe Tani krijoi, rriti disa breza gazetarësh, moderatorë, artistë, profesionistë të medies. Nuk është rastësi që gjurmët e këtij revolucioni medietik i shikon gjithandej. Kjo është një nga trashëgimitë që Dritan Hoxha na la, dhe sigurisht ëndrra e tij vazhdon me të njëjtin emër, vrull, pasion dhe inteligjencë.

Top Channel