U arrestua pak ditë më parë në shoqërinë e Endrit Dokles, ky është 32-vjeçari që iu sekuestruan sot 5 mln euro pasuri

14/10/2022 17:34

Ky është Fatjon Murati, të cilit iu sekuestruan ditën e sotme pasuri me vlerën e pesë milionë eurove në Tiranë.

Murati ndodhet aktualisht në masën “Arrest me Burg”, pasi ra në prangat e policisë vetëm disa ditë më parë, teksa u kap në shoqërinë e Endrit Dokles.

Rreth orës 20:00 të së shtunës së kaluar, ai është ndaluar nga forcat e Policisë së Tiranës, teksa ishte duke udhëtuar me një mjet të blinduar me Endrit Doklen dhe Gentian Reçin. Policia kishte dijeni se në këtë mjet, lëvizte një person në kërkim dhe bëri ndalimin e tij dhe shoqërimin e të gjithë personave në  drejtori.

Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezitencial në kryeqytet. Për këtë bazë armatimi ra në pranga 25-vjeçari nga Laçi Kristian Gjini, ndërsa në ambientet e marra me qira nga ai u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciator, municione e sende të tjera të paligjshme.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe pas vrasjes së 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik, kur humbën jetën Blilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Prokuroria nxori një listë personash, mes të cilëve ishte dhe Fatjon Murati, si persona që mund të kishte dijeni për ngjarjen.

Murati është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, në vendin tonë, për vepra të tjera penale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 5 milionë euro, konkretisht:

•Një ndërtesë në rrugën “Lord Bajron”; një dyqan në rrugën “Shaban Matraku”; një apartament, një objekt 8-katësh me sipëfaqe 800 metër katrorë, dy subjekte tregtare lokale, një subjekt tregtar lavazh makinash, një subjekt tregtar dyqan, në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Lexo edhe :Sekuestrohet pasuri me vlerën e 5 mln euro në Tiranë, ishin në pronësi të një 32-vjeçari të burgosur për veprimtari kriminale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA