Të shtëna me armë zjarri në Karolinën e Veriut, deri më tani pesë të vdekur

14/10/2022 12:37

Pesë persona duke përfshirë një oficer policie jashtë detyrës janë qëlluar për vdekje në Raleigh të Karolinës së Veriut.

Zyrtarët kanë deklaruar se përveç viktimave ka edhe të plagosur, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.

Të shtënat ndodhën pranë lumit Neuse nga një adoleshent, po ende nuk janë zbuluar arsyet që çuan deri në përdorimin e armëve.

Deri më tani dy persona të tjerë janë plagosur, përfshirë një tjetër oficer policie, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas CNN, faqja e internetit të Arkivit të Dhunës me Armë ka treguar se më shumë se 34,000 persona kanë humbur jetën nga të shtënat në SHBA në vitin 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA