Irini Qirjako dhe partneri i saj Eltioni na natën e dytë të Dancing With The Stars dhuruan shumë emocione në një vals nën tingujt e këngës “Unë dhe ti” të Alban Skënderajt.

Në disa sekonda plot emocion, të gjithë u përqendruan në buzëqeshjen dhe pozitivitetin e Irinit.

“Dielli dhe shndritja jote ma mori mendjen”, tha Kledi.

“Jam shumë kurioze se edhe valsi të shkon, mezi pres të të shoh në ndonjë rock and roll, dua të shoh një Irini ndryshe”, tha Valbona.

Irini dhe Eltioni rrëmbyen nga juria 20 pikë.

Për të gjithë ata që duan ta mbajnë në garë këngëtaren e dashur të muzikës popullore, duhet të votojnë me kodin VIP 2.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eleminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA