Ardit Çuni dhe Jora dhuruan shumë sensualitet në një “Bachata” në natën e dytë të Dancing With The Stars, por morën kritika nga juria.
Nga më të votuarit nga java e shkuar, ata zbritën nga froni.
“Natën e parë ishe mbret, kurse sonte ishe oborrtar, ose këshilltar i mbretit”, tha Dalina.
“Do donim të ishe aty, por ishe në një tendencë në rënie, ke mangësitë e tua”, tha Armandi.
“Ne pretendojmë shumë, se i ke kapacitete, duke pasur pretendime jemi më shumë kritikë”, tha Valbona.
“Mua nuk më pëlqeu marrëdhënia me partneren, m’u duk se kërceve për telekamerën, ishin shumë shikime jo në marrëdhënie me partneren, se kjo është bachata”, tha Kledi.
Ata mbajnë kodin VIP 8 për të gjithë fansat që duan t’i votojnë.
Dalina Buzi dha 5 pikë për kërcimin, Armand Peza 5 pikë, Kledi kadiu 5 pikë, kurse Valbona Selimllari 6 pikë.
Kujtojmë se Arditi dhe Jora morën natën e parë 28 pikë, duke mbajtur vendin e parë.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eleminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.
Top Channel