Javën e kaluar u konsiderua si surpriza e natës, sonte sportistja Deborah Keçi dhe balerini Niko vijnë në “Dancig With The Stars” me një Salsa.

Juria ishte paksa kritike në komentet e saj por megjithatë, Kleidi Kadiu u shpreh se ky kërcim i shkonte mjaft mirë Deborës.

“Duke e krahasauar me natën e parë ky kërcim ishte më afër teje, Salsa është shumë më e butë dhe më sensuale. Pate një humbje ekuilibri kur ishe vetëm. Kujdes me shikimin poshtë sepse të shpërqendron”- tha Kleidi Kadiu.

Për mua ishe shumë e mirë për një provë gjenerale pa kamera, do të doja ta ndjeje më shumë televizionin”- tha Dalina Buzi.

Rezultati i tyre ishte i njëjtë me javën e kaluar, pra dyshja arritën 22 pikë.

Nëse Debora dhe Niko janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me tekstin VIP5.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA