Albani Nimani dhe Odeta dhanë shumë emocion në një kërcim konteporan në natën e dytë të Dancing With The Stars.
Edhe pse kërcimi I përshtatej shpirtit të tij artistik, juria sërish kishte kritika për të.
“Hapat ishin shumë mekanike, pa linja edhe kërcimi pak i sforcuar”, tha Kledi Kadiu.
Vlerësimi i jurisë për Alban Nimani ishte 16 pikë.
Mesazh me kodin VIP 1 duhet të dërgohen përmes celularit për të gjithë fansat që duan ta mbajnë në garë Albanin.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eleminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.
Top Channel