Një protestë e rrallë është mbajtur të enjten në Pekin kundër presidentit kinez, Xi Jinping dhe kufizimeve kundër pandemisë së koronavirusit.
Protesta është mbajtur disa ditë para Kongresit historik të Partisë Komuniste. Në disa pamje janë parë mbishkrime të ndryshme në veriperëndim të qytetit.
Në to është thënë: “Jo testeve për koronavirus, duam të hamë. Jo kufizime, ne duam liri. Jo gënjeshtra, ne duam dinjitet. Jo Revolucion kulturor, ne duam reforma. Jo liderë, ne duam votime. Duke mos qenë skllevër, ne mund të jemi qytetarë”.
Në disa të tjera u është bërë thirrje qytetarëve “të mbajnë greva në shkolla dhe vendet e punës, për të hequr nga pushteti diktatorin dhe tradhtarin e kombit, Xi Jinping”.
Protesta besohet se është ndalur shpejt nga autoritetet.
Top Channel