Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Europës ishte kryefjala e mediave në Shqipëri e Kosovë.

Por ai duket nuk e ka tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e shefit të ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti. I pyetur nga gazetarët se çfarë komenti kishte për fjalën e Ramës, Kurti tha vetëm se nuk kishte pasur mundësi ta dëgjonte, për shkak të axhendës së ngjeshur.

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të përditësohem”, u shpreh ai.

Mjaft i interesuar ka qenë nga ana tjetër për këtë fjalim babai i Hashim Thaçit. Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e një Gjykate të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që ka vënë nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik të Prishtinës, përfshirë dhe ish presidentin e Kosovës.

Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, Haxhi Thaçi përcolli falenderimet e tij për fjalimin që shkaktoi tërmet në organizatë.

Në të njëjtën mënyrë ka reaguar dhe bashkëluftëtari i ish-presidentit, Arton Hoti, në sytë e të cilit Rama mbrojti vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk e panë kështu megjithatë një pjesë e të pranishmëve në sallë.

Edhe pse nuk pati një reagim zyrtar, grupimi më i madh politik i Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Europës zgjodhi të përcillte qëndrimin e tij përmes refuzimit të pjesëmarrjes së në darkën e organizuar nga misioni shqiptar në Strasburg, të cilën më herët vetë e kishte konfirmuar.

Kryeministri Rama e pohoi këtë fakt dhe shpjegoi se arsyeja e refuzimit ishte pikërisht fjalimi i tij para Asamblesë duke shprehur mirëkuptim për sa kohë që sipas tij askush nuk ka si të ndihet ndryshe kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Kryeministri shtoi se Këshillit të Europës i duhet kohe për të analizuar faktet, për të kuptuar gabimin e bërë një dekadë më parë dhe per ta korrigjuar ate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA