“E them këtë si babai i një burri që fitoi Yllin e Bronzit për shërbime në ushtri, dhe që humbi jetën në Irak”, tha Joe Biden.
Komenti i presidentit për të birin e ndjerë Beau është kritikuar, pasi i referohej besimit se gropat toksike të djegies shkaktuan vdekjen e të riut Biden nga kanceri në tru në moshën 46 vjeçare.
Presidenti bëri komentet e tij dje në Kolorado, teksa përuronte kampin ‘Camp Hail’ si një monument kombëtar.
Zona e gjerë mbulon 400 milje katrorë dhe ka qenë kampi i stërvitjes së Divizioni të 10 Malor gjatë luftës së dytë Botërore.
Biden foli për guximin e luftës në Itali, para se të përmendte humbjen e të birit pas konfliktit në Irak.
“Vetëm imagjinoni, e them këtë si babai i një burri që mori medaljen e Yllit të Bronzit dhe humbi jetën e tij në Irak, imagjinoni kurajon e sakrificat”, tha mes të tjerash presidenti.
Beau Biden shërbeu në konfliktin në Irak nga 2008 deri në 2009 me Gardën Kombëtare të Delaware, ku ka qenë gjeneral nga viti 2007 deri në 2015.
Disa muaj pasi la postin, ai ndërroi jetë në spitalin ushtarak të Bethesda, Maryland më 30 maj 2015.
“Ai vdiq nga kanceri në tru në 2015, pesë vjet pas kthimit nga lufta në Irak, çka i atribuohet ekspozimit me gropat e djegies, edhe pse jo me siguri”, komentonte gazetari i vjetër i CNN Daniel Dale në rrjetin tweeter.
Në vitin 2016, asokohe zv-presidenti Biden tha se kanceri mund të ishte shkaktuar nga gropat toksike të djegies së mbeturinave në bazat ushtarake, gjatë shërbimit në Lindjen e Mesme.
E përditshmja ‘The New York Times’ shkruan se presidenti Biden ishte “shokuar” kur lexoi një kapitull mbi vdekjen e birit të tij, në librin “Gropat e djegies: Helmimi i ushtarëve amerikanë” nga autori Joseph Hickman.
“Nuk do t’ju lë rehat sa të jem gjallë, derisa të kuptoj çfarë janë këto gropa toksike djegieje”, ka thënë ai më herët në një seancë të Kongresit.
Gropat e djegies në bazat ushtarake përdoren për eliminimin e mbetjee te plastikës, gomës dhe baterive në zonat e konfliktit, dhe tymi i tyre mund të jetë toksik, shkruan rrjeti Newsweek .
“Gjithmonë kam besuar se kemi një obligim për të mbrojtur ata që shkojnë në luftë dhe kur kthehen në shtëpi”, tha Biden në fjalim e fundvitit, teksa vijonte: “Shumë prej tyre vuajnë nga dhembje koke, disorientim, ose vijnë në arkivole të mbështjella me flamur”.
Në Irak, Afganistan e zona të Azisë gropa të hapura të djegies së mbeturinave pranë bazave janë një praktikë e zakonshme.
Ushtria thotë se është duke studiuar efektet e tyre anësore për ushtarakët.
Top Channel