Tentoi të vriste tre policë, arrestohet 32-vjeçari në Kosovë

11/10/2022 16:18

Një 32-vjeçar është arrestuar në Kosovë, nën dyshimin për tentativë vrasjeje ndaj tre zyrtarëve të Policisë së Prizrenit.

I dyshuari, me inicialet K.B., ka goditur me veturën e tij një veturë zyrtare të Policisë së Kosovës në të cilën ndodheshin tre zyrtarë policorë.

Tre zyrtarët janë lënduar dhe rasti po hetohet si tentim vrasjeje.

“Prizren, 12 Tetor 2022 -Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, Stacionit Policor Prizren me datën 10.10.2022 ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në një lagje të qytetit të Prizrenit. Patrulla Policore me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari kosovar shqiptar K.B. (1990) më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policor, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën e zyrtarëve policor, me ç ‘rast u shkakton lëndime trupore tre (3) zyrtarëve policor dhe dëme të konsiderueshme në automjetin zyrtar të policisë. Me këtë veprim, i dyshuari i lartcekur ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një automjet tjetër. I dyshuari është ndaluar nga njësitet policore dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren . Në konsultim me Prokurorin e shtetit të Dyshuarit është Shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Tre zyrtarët policor të lënduar, pas tretmanit mjekësorë në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Hetimeve Rajonale Prizren të cilët janë duke i hetuar rrethanat e rastit në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,,Vrasje në tentativë’’ dhe ,,Dëmtim i pronës’’, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA