Arne Schoenbohm, drejtor i BSI, Zyra Federale Gjermane të Sigurisë Informative, rrezikon të shkarkohet nga posti i tij në çdo moment për shkak të kontakteve të paqarta me inteligjencën ruse.
Mediat gjermane thonë se ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, pasi sipas saj këto janë akuza shumë të rënda, të cilat fillimisht do të shqyrtohen dhe më pas do të merren masat e nevojshme”.
Në mes të shqetësimit të Berlinit për sulmet në infrastrukturën e tij, që nga sabotimi i Nord Stream e deri tek kaosi në trafikun hekurudhor të shtunën e kaluar, çështja e BSI ka tronditur politikën gjermane. Disa ekspertë dyshojnë se ky ishte testi i parë i kryer nga agjentë me njohuri të thella teknike të sistemit gjerman të transportit. Kjo do të thotë se mund të vijnë sulme të mëtejshme, duke përfshirë ato të IT, dhe BSI do të duhet të punojë me shpejtësi të plotë dhe me efektivitet të plotë.
Para se të bëhej shef i Zyrës Federale të Sigurisë Informative në vitin 2016, Schoenbohm ishte Cybersicherheitsrat Deutschland e. V, Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë, shoqatë kjo që mendohet të ketë lidhje me shërbimin e fshehtë rus. Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme nuk i konfirmoi njoftimet për shkarkimin e mundshëm të Schoenbohm, por la të kuptohet se shtyrja e konferencës së shtypit të BSI kishte të bënte pikërisht me aludimet për lidhjet e tij me organizatën në fjalë.
Ishte programi satirik i ZDF (kanali i dytë publik gjerman), Magazin Royale, kishte zbuluar se organizata lobuese Këshilli i Sigurisë Kibernetike, të cilën e kishte themeluar shefi aktual i BSI, Arne Schoenbohm, ka kontakte me shërbimin e fshehtë rus. Nuk mungojnë ndërkohë dhe aludimet se Schoenbohm, i cili e mori detyren në kohën kur ministrinë e brendshme e kishte Horst Seehofer, nga partia kristiansociale që tani është në opozitë, nuk është tjetër veçse një “kokë turku” e koalicionit tri-partiak të qendrës së majtë, me qëllimin për ta larguar atë nga ky post.
Top Channel