Shefi i politikës së jashtme të BE-së ka akuzuar diplomatët e tij të lartë se janë të ngadaltë, joefektiv, duke i qortuar gjithashtu për dështimin për të parashikuar pushtimin rus të Ukrainës.
“Ky nuk është një moment kur ne do t’ju dërgojmë lule të gjithëve duke thënë se ju punoni shumë mirë dhe ne jemi shumë të lumtur“, u tha Josep Borrell ambasadorëve që punojnë për politikën e jashtme të BE-së.
“Ndonjëherë, unë dija më shumë për atë që po ndodhte diku duke lexuar gazetat sesa duke lexuar raportet tuaja”, iu tha ai diplomatëve. “Unë duhet të jem njeriu më i informuar në botë”, u ankua Borrell, sipas The Guardian.
“Silluni siç do të silleshit nëse do të ishit ambasadë: dërgoni një telegram, një kabllo, një postë sa më shpejt. reagoni”.
BE-ja, tha ai, kishte dështuar të parashikonte se Rusia do të sulmonte Ukrainën, duke e lënë atë të varur nga paralajmërimet e SHBA-së, veçanërisht një telefonatë nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dy ditë para pushtimit. “Duhet të pranoj se këtu, në Bruksel, amerikanët na thoshin ‘do të sulmojnë, do të sulmojnë’, dhe ne ishim shumë ngurrues për ta besuar.
Borrell, nuk është përmbajtur kurrë në kritikat e tij ndaj asaj që ai e sheh si mangësi të politikës së jashtme të BE-së, por mbetet e pazakontë që një zyrtar i lartë evropian të lëshojë kritika të tilla kundër stafit të tyre.
Top Channel