Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Putini, një terrorist që ‘flet me raketa’

10/10/2022 11:14

Pas shpërthimeve me raketa që zgjuan Kievin këtë mëngjes, Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba e ka cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si terrorist. 

Në një reagim në Twitter, Kuleba shkroi se edhe pse Putini po përdor terror, ai nuk do mund ta shkatërrojë Ukrainën.

Taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithë qetësuesve që duan të flasin me të për paqen: Putini është një terrorist që flet me raketa,” shkroi Kuleba në Twitter.

Përveç Kievit, ka raportime se edhe qytetet e tjera ukrainase si Dnipro, Lviv dhe Ternopil  janë goditur nga shpërthimet. Shërbimi i emergjencave në Ukrainë, tha se ka të vrarë dhe të plagosur në Kiev, por ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

Ka raportime se edhe qytetet e tjera ukrainase si Dnipro, Lviv dhe Ternopil  janë goditur nga shpërthimet.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet pas disa muajsh dhe shpërthimet duket se kanë ndodhur më afër qendrës sesa sulmet e mëhershme që kanë goditur kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Shpërthimet në Kiev vijnë disa ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë, u dëmtua nga shpërthimet.

Top Channel