Ndonëse edhe FMN u rreshtuar krah partnerëve ndërkombëtarë, duke kërkuar reflektim nga ana e qeverisë për të mos miratuar pr/ligjin për aministinë fiskale, maxhoranca duket se nuk ka ndër mend të bëjë hapa pas.

Në një prononcim për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh i vendosuar ndërsa tha se amnistia fiskale do të miratohet si një domosdoshmëri që duhet pas periudhës së tranzicionit.

“Pikë së pari kishte një domosdoshmëri që kaloi nga tranzicioni në kohë të caktuara në informalitet. Ajo që ne duam të bëjmë është që t’i japim mundësinë për të përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitetet kriminale ose me personat që kane të shkruar kriminale dhe lidhje familjare me personat me të shkruar kriminale. Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale dhe besojmë se çdo deputet i kuvendit duhet të kuptojë që kjo do të ishte pozitive”, tha Balla.

Deklaratat e Ballës u bënë pak pasi shefja e misionit të FMN tha në një konferencë për mediat në përmbyllje të  vizitës në Tiranë, se Shqipëria nuk është gati për Amnistinë Fiskale.

Top Channel