Ftesë në 5/ “Vajzë e dashur je e zgjuar, por shumë e mbuluar”! Ish-Missi: Si më kërkuan të ndryshoja veshjen

10/10/2022 18:50

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Ina Dajçi, ish-Miss Universe Albania. Teksa sqaroi deklaratën e disa ditëve më parë ku iu sugjeronte vajzave që të mos bëheshin pjesë e konkursit të Miss-eve pasi shumë gjëra ndodhnin në prapaskenë.

Më tej ajo tregoi për herë të parë sesi i kishin kërkuar të “zhvishej” në videon që iu kishte dërguar, në të cilën mbronte një kauzë për konkursin.

“Vajzë e dashur qenke shumë e zgjuar, po je shumë e mbuluar”, ishin këto fjalët që i kishin thënë Inës sipas kësaj të fundit.

E pyetur nga Bieta, ajo pohoi se ishte ndjerë shumë keq në ato momente.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel