E mbani mend Mariçuin? Aktorja kurorëzon dashurinë me producentin meksikan (Fotot)

10/10/2022 18:04

Aktorja që të gjithë e njohim si Mariçui, nga seriali meksikan “Kujdes nga Engjëlli” është martuar këtë fundjavë.

Maite Perroni dhe producenti Andres Tovar kurorëzuan dashurinë e tyre në altar në Meksikë. Çifti shpalli fejesën e tyre më 12 shtator 2022 dhe një muaj më vonë u martuan.

“Duke hedhur hapat e parë të jetës që duam të ndërtojmë së bashku”, shkroi aktorja në rrjetin social “Instagram”, krahas fotove të postuara nga dasma. Perroni ka zgjedhur një fustan të bardhë të derdhur, ndërkohë që ka preferuar të mbajë një grim natyral me flokët e kapur pas.

Maite Perroni u bë e famshme po ashtu për rolin e saj si Lupita Fernandez në telenovelën meksikane “Rebelde” , një fenomen televiziv në Azul TV në 2004 dhe që u rikthye në 2022 me një përshtatje të Netflix .

Por aktorja nuk ka ndaluar në arritjen se sukseseve të mëdha. Perroni ka marrë pjesë në seriale si “The Game of Keys”, “Dark Desire” të Netflix apo “Kush e vrau Sarën?”

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta