“Vrasësi kujtoi se kishte vdekur”/ Cila është 3-vjeçarja që i mbijetoi mrekullisht masakrës së Tajlandës (Fotot)

09/10/2022 15:55

Vetëm një person mendohet të ketë shpëtuar pa u lënduar nga masakra e Tajlandës e ndodhur të enjten e kaluar.

Një vajzë 3-vjeçare i mbijetoi masakrës së çerdhes pasi kishte fjetur e mbuluar me batanije gjatë sulmit.

Paweenuch Supolwong doli e padëmtuar nga ndërtesa, pasi ish-oficeri i policisë Panya Kamrap vrau 36 persona, përfshirë 24 fëmijë parashkollorë të enjten e kaluar në qytetin rural të Uthai Sawan.

Paweenuch ishte në një gjumë të thellë kur sulmuesi hyri në ndërtesë dhe ajo nuk pa apo dëgjoi të shtënat gjatë sulmin.

“Ajo mbijetoi sepse autori kujtoi se ajo kishte vdekur”, tha nëna e saj Anonpai Srithong.

Punonjësit e shpëtimit e nxorën trevjeçaren jashtë qendrës me sy të mbuluar për të shmangur momentet që mund të ishin tronditëse për të.

Ndër viktimat e tragjedisë ishte edhe shoqja e saj më e mirë, e cila flinte pranë saj.

Në kohën e masakrës prindërit e saj ishin në punë në një fabrikë elektronike në Bangkok pothuajse 500 milje larg nga Uthai Sawan.

 “Nuk mund të merrja frymë, nuk mund ta përshkruaj, por kur kuptova se fëmija im ishte gjallë, u lehtësova”, tha zonja Srithong për Associated Press.

Srithong tha se kushëriri i saj u vra gjithashtu në masakër.

“Ishin disa që kishin një fëmijë të vetëm, që ishte shpresa e tyre“, tha ajo.

Srithong dhe vajza e saj morën pjesë në shërbimin funeral në tempullin budist për të nderuar viktimat.

Banorët e zonës besojnë se një person humbet një pjesë të shpirtit të tij kur përjeton një tragjedi të tillë.

Nanticha Panchom, mësuesja që drejton qendrën, ndodhej në kuzhinë kur dëgjoi të shtënat jashtë.

“Nuk e kam menduar kurrë se ai do të hynte brenda”, tha ajo.

Policia e identifikoi sulmuesin si Kamrap, i cili u pushua nga puna për mbajtje droge.

Pasi doli nga çerdhja e fëmijëve autori shkoi në shtëpi dhe qëlloi për vdekje gruan e djalin e tij, përpara se të kthente armën kundër vetes.Qeveria e

Tajlandës po ndihmon familjet e viktimave për shpenzimet e funeralit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA