Zjarri i tmerrshëm në ishullin e Pashkëve shkatërron statujat e lashta Moai, bimësinë e rallë (fotot)

08/10/2022 19:40

Autoritetet thonin sot se dëmet e shkaktuara nga një zjarr i tmerrshëm që përfshiu ishullin e Pashkëve në Paqësor janë “të pariparueshme”.

Ishulli i famshëm kilen njihet për statujat e lashta Moai që janë trashëgimia e vetme nga popullsia aborigjene tashmë e zhdukur e tij.

Zjarrfikësit thanë se 80 statuja të gurta ishin dëmtuar nga zjarri, që gjithashtu kishte shkatërruar trashëgiminë natyrale të vendit.

Kreu vendor i zjarrfikësave Pedro Lazo, tha se zjarri i papritur goditi pasurinë më të ndjeshme arkeologjike të ishullit duke shkatërruar bimë unike.

“Dëmi është shkatërrimtar, ne kishim disa kohë që jetonim këtu dhe jemi të trishtuar të shohim këtë dëm. Edhe sikur të kishin më shumë personel nuk do të mund ta kishim kontrolluar zjarrin”.

Ishulli i Pashkëve gjendet rreth 3000 km në perëndim të Kilit dhe është banuar prej kohësh nga popuj aborigjenë të Polinezisë, para se të aneksohej nga Kili në 1888.

FOTO GALERI
2/7
Zjarrfikësit thanë se 80 statuja të gurta ishin dëmtuar nga zjarri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA