Ish-modelja që vrau të dashurin milioner britanik në Costa del Sol, nis të postojë foto nga plazhi pas lirimit të parakohshëm nga burgu (fotot)

08/10/2022 17:55

Një ish-modele rrobabanjosh që qëlloi për vdekje të dashurin e saj milioner në rezortet e Costa del Sol, është liruar së fundmi nga burgu pasi kreu vetëm tetë nga 13 vitet që ishte dënuar.

Mayka Kukucova që ishte 26 vjeçe kur vrau pronarin e pasur të argjendarive Andy Bush, 48 vjeç, ka nisur të postojë foto joshëse të vetes në rrjetet sociale teksa shijon lirinë e rifituar, në plazhet e Spanjës.

Ajo kishte pritur për zotin Bush në vilën e këtij të fundit dhe e qëlloi dy herë në kokë e një herë në shpatull me një revolver 38mm kur ish-i dashuri erdhi me të dashurën e re ruse në prill 2014.

Kukucova ishte larguar me familjen e saj drejt Slovakisë pas vrasjes gjakftohtë, por u ekstradua në Spanjë ku u shpall fajtore dhe u dënua me 15 vjet burg në maj 2016.

Dënimi i saj u reduktua më pas në 13 vjet e gjysmë, por tashmë është liruar herët pasi ka bindur autoritetet se “nuk përbën më rrezik për tjeterkënd”.

Kukucova menjëherë ka nisur të celebrojë lirinë e saj me një seri fotosh në Instagram duke u shfaqur në bikini të zeza apo duke shijuar vakte në restorante me miqtë.

Kukucova raportohet se është ribashkuar me prindërit e saj sllovakë Danka e Lubomir në ishullin spanjoll të Majorca, sipas fotove të postuara javës që shkoi.

Kukucova, tashmë 35 vjeçare ka kryer burgun në një institucion spanjoll, por që në mediat sllovake përshkruhej si “më shumë si një rezort sesa një burg”.

Ajo raportohej se aty i jepte mësime anglishteje të burgosurve si dhe kishin një pishinë brenda burgut.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA