Artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”, Alban Nimani, është një nga 14 konkurrentët e “Dancing With the Stars Albania”.

Në kërcimin e tij të parë në skenë, Albani dhuroi emocione, por u kritikua nga juria se nuk i kushtoi vëmendjen e duhur Odetës.

“Shkëlqimi i Odetës nuk të la të shkëlqesh sa duhet”, tha Armand Peza.

“Odeta të ndihmoi shumë, por të jem i sinqertë nuk ia dole shumë”, tregoi kryetari i jurisë, Kledi Kadiu.

“Mendova sikur të kanë sjellë me zor, se nuk po e vlerësoje shumë Odetën në kërcim”, tha Valbona Selimllari.

Ndërsa Dalina Buzi është e mendimit se pamja prej një princi austro-hungarez, e shpëtoi Albanin në këtë kërcim.

Nga juria, ai mori 17 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkangjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel