Deborah Keci ka arritur rekorde të larta në sport, të cilin e ka ushtruar nga fëmijëria. Por, tani është gati të nisë sfidën në kërcim.

Me partnerin e saj Nikon, Deborah nisi eksperiencën në “Dancing With the Stars” me një ‘jive’.

Niko premtoi se do ta bëjë sportisten të mësojë hapat e kërcimit, edhe pse është i vetëdijshëm se si sportiste, “është e ngurtë dhe do shumë punë”.

Pavarësisht disa kritikave, juria vlerësoi kërcimin e parë në skenë të Deborah.

Komentin më të bukur ajo e mori nga Armand Peza.  “Zoti e ka lëshuar dorën me ty”, i tha ai. Nga juria, Deborah grumbulloi 22 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë elminime, por votat do t’i bashkangjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel