Si gjithnjë, e zhveshur nga komplekset, Megi Pojani elektrizoi skenën e “Dancing With the Stars Albania”, në kërcimin e saj të parë.

Në klipin prezantues, Megi u shpreh e bindur se ka ardhur për të fituar, ndërsa thotë se është e lumtur që partneri i saj në kërcim është Jurgeni.

Nga juria, Megi mori komente pozitive, teksa anëtarët vlerësuan lëvizjet e saj sensuale, por e këshilluan të respektojë më shumë rregullat.

“Sensuale, por duhet të kesh kujdes me mimikën”, tha Kledi Kadiu.

“Mendoj që Megi na dhuroi twerk-un më serioz të kësaj nate”, u shpreh Armand Peza.

“Je shumë argëtuese, por sfida jote është të zbatosh rregullat”, tha Dalina Buzi.

Megi grumbulloi 21 pikë nga juria dhe premtoi se në kërcimet e tjera do të jetë më e aftë në mënyrë që të marrë vlerësime më të larta.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkangjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA