Nën tingujt e një muzike tepër romantike, Isli Islami me ndihmën e balerinës profesioniste, Ledias, arriti të mbizotërojë skenën e Dancing With the Stars me një vals.

Isli Islami që moderoi 6 sezone në “Wake up”, tashmë do e shohim të kërceje në skenën madhështore të DWTS, të cilën që me kërcimin e parë tregoi se e ka marrë shumë seriozisht.

“Kam dhënë lajmet, pastaj 6 sezone Wake Up, ka ardhur momenti për të nisur një eksperiencë dhe aventurë të re. Muzika është e pandashme në jetën time. Pasi jemi zgjuar prej vitesh bashkë, ka ardhur koha për një kapitull të ri, të flemë bashkë”- tregoi Isli para se të performonte.

Për jurinë, Isli e përballoi shumë mirë kërcimin, edhe pse nuk e kishim parë më parë në këtë zhanër.

Armand Peza: E përballoi më shumë sukses këtë Vals me shkallë vështirësie shumë të lartë. E pamë buzëqeshjen, po ishte pak e ngrirë

Isli Islami: Unë vi nga Tv por jo nga kërcimi dhe është emocion.

Kledi Kadiu: Unë do them vërejtjet, zhvillimi i rrethrrotullimit duhet të ruash ekuilibrin, Ledia ishte fantastike

Valbona Selimllari: Valsi të kishte shumë hije, ti ke për t’i dhënë shumë këtij spektakël

Dalina Buzi: Kishit imazhin e një princi dhe princeshe, por Isli ndjeje më shumë princeshën.

Dalina 5, Armand 6, Kledi 5, Valbona 5, ishin pikët e jurisë dhe çifti i pestë arriti të grumbullojë në total 21 pikë.

Unë me Ledian për të ardhur i biem gjithmonë nga 21-shi, kështu që le të jetë ogur i mirë”, tha Isli me nota humori.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkëngjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel