“Kam krijuar lodra seksi”, Arbi tregon për punën “e veçantë”

07/10/2022 19:11

Arbi, takimin e parë në “Për’puthen” e zhvilloi me Laurën.

Teksa shëtisnin së bashku në shëtitoren e Durrësit, konkurrentët treguan më shumë për njëri-tjetrin. Arbi habiti jo pak Laurën kur i tregoi se një ndër punë që ka bërë, ishte prodhimi i lodrave të seksit.

Ai tha se lodrat i ka krijuar për një kompani kineze. Deklarata e tij bëri akoma më shumë kuriozë konkurrentët dhe moderatoren në studio, që donin të dinin më shumë.

“Në fillim e mora si jo shumë serioze, pastaj kur patëm video call me ‘Skype’, pashë që ata ishin shumë serioz. Më vinte të qeshja se ata më tregonin shumë detaje, pastaj duke folur u mësova”, tregoi Arbi.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel