Një nga gazetaret më të njohur në Shqipëri, Elona Duro ka vendosur të sprovojë veten në kërcim.
Partneri i saj në “Dancing With the Stars”, është Anxhelo. “E kam intervistuar kur ka qenë i ftuar në ‘Top Albania Radio’, por kurrë nuk e mendoja se do ta kisha partner në kërcim”, thotë Elona.
Në kërcimin e saj të parë në “DWTS”, gazetarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me energjinë që tregoi në çdo hap sajin. Juria vlerësoi energjinë dhe mbi të gjitha performancën e çiftit Elona-Anxhelo.
“Dua të të kërkoj ndjesë se të kam paragjykuar, mendoj se nuk do të jepje mjaftueshëm”, tha anëtarja e jurisë, Valbona Selimllari.
Me këtë performancë, Elona dhe Anxhelo grumbulluan 18 pikë nga juria.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkangjiten javës së ardhshme.
Top Channel