Eksperienca e Elhaidës në skenat botërore të muzikës nuk e zhgënjeu sonte ne performancën e kërcimit në Dancing with The Stars.

Elhaida, e cila është mësuar të rrëmbejë zemrat e njerëzve me muzikën e saj, sot rrëmbeu edhe zemrën e jurisë me një “Rumba”, krah balerinit Ledianit.

Armand Peza: Unë i kisha pritshmëritë shumë të larta, nuk më zhgënjeve. Akoma mendoj që eksperiencat që ke pasur në mbarë botën, të kanë sjellë këtu si profesioniste. Është në lartësinë tende kjo që bëre.

Kledi Kadiu: Çdo hap lëvizje ishte zhvilluar siç e donte ky stil. Kam një vërejtje, nuk duhet të këndosh me gojë por me trupin.

Valbona Selimllari: Unë e shijova dhe këndimin dhe kërcimin. Një nga performancat më të mira që kam parë deri më tani.

Dalina Buzi: Ti ke disiplinë të jashtëzakonshme Elhaida!

Dalina 6 i dha pikë, Armandi 7 pikë, Kledi Kadiu 7 pikë dhe Valbona 7 pikë me në total 27. Këto ishin pikët më të larta deri më tani në Dancing, teksa kanë perfomuar 9 çifte.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkëngjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel