Mjeshtri i koktejleve në Tiranë, Ilir Dushkaj, synon të bëhet mjeshtër i kërcimit në skenë.

Ilir nisi eksperiencën e tij në “Dancing With the Stars” me një kërcim që nisi nga banaku dhe përfundoi në mes të skenës.

Juria, megjithatë, nuk i kurseu kritikat për Ilirin dhe Frenkin.

Më dukesh sikur është ora katër e mëngjesit, vjen një amerikane në bar dhe ti kërceën. Thua dua t iki në shtëpi por kërcen për t’i bërë qejfin asaj”, tha anëtarja e jurisë, Dalina Buzi.

Ndërsa Armand Peza e krahasoi kërcimin e Ilir me “elegancën e një elefanti brenda dyqanit të kristalit”.

Nga juria, Iliri grumbulloi 16 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë elominime, por votat do t’i bashkangjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA